Tjetër vëzhgim befasues i Antropologut Prof. Nebi Bardhoshi: Në Wikipedia, Universiteti i Tiranës ende krenohet me Nexhmie Hoxhën
Përsëri befason antropologu i mirënjohur Prof. Nebi Bardhoshi me vëzhgimet dhe kërkimet e tij shkencore.
Ndërsa debati është ndezur me tone të larta pas vlerësimeve të dobëta që ka bërë kompania angleze e vlerësimit për Universitetin e Tiranës, antropologu Bardhoshi ka zbuluar se në përshkrimin në anglisht për Universitetin e Tiranës spikat në kategorinë Profesorë dhe Alumni, emri i Nexhmie Hoxhës si një ndër personalitetet me të cilët UT identifikohet.
Prof. Bardhoshi qartazi ka bërë një vëzhgim pa akuzuar askënd, por që padiskutim ngre pikëpyetje mbi praninë e emrit të Nexhmie Hoxhës në prezantimin e UT në Wikipedia.
Është e qartë se gjithkush mund të shkruajë gjithçka në Wikipedia, sidoqoftë UT e ka detyrim të sqarojë e qartësojë pozicionin e tij si institucion mbi këtë fakt.
E gjitha kjo mbart edhe një arsyetim specifik sepse historikisht lëvizja studentore e dhjetorit '90 kulmoi me grevën e urisë së studentëve në shkurtin e vitit 1991 që u bë për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Univeristeti i Tiranës. Greva e Studentëve u përmbyll në 20 shkurt 1991 me rrëzimin e shtatores së diktatorit gjakatar Enver Hoxha në sheshin Skënderbej.
Në ditët e sotme konteksti historik dhe politik është goxha ngacmues pikërisht sepse gjerësisht po flitet për një rikthim të simboleve të diktaturës komuniste.
A është provokim apo qëllimësi, vendosja e emrit të Nexhmie Hoxhës në listën e nderit të UT në Wikipedia?
Këtë duhet ta sqarojnë autoritetet e UT.
Ja edhe statusi i plotë i Prof. Nebi Bardhoshit:
Une nuk e marre persiper si ka ndodhur, por shoh qe ne wikipedia zeri i Universitetit te Tiranes, ne anglisht ka keta profesor te shquar. Nder ta spikat Nexhmije Hoxha. Barra per te reaguar qofte ndaj Wikipedias qofte ndaj shoqerise shqiptare i takon UT. Rri me shprese se Universiteti u Tiranes do te reagoje.
Lutem mos me gjykoni qe lexoj wikipedian :-)